Publikuar Ne: 11 Mars 2014
31 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Bujar Nishani mbledhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare

For the story BC-EU—Albania-PresidentPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani pritet që gjatë ditës së sotme, të zhvillojë një mbledhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe një pjesë e mirë e kabinetit qeveritar. Mbledhja do të zhvillohet sot në orën 10:30 në ambientet e Presidencës. Ndër të tjera, mësohet se kreu i shtetit i ka bërë një ftesë kryetarit të Partisë Demokratike, për të qenë i pranishëm në këtë takim mes palësh.

Mirëpo, kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga mazhoranca dhe kryeministri Rama, pasi sipas tyre ky vendim është absurd dhe i paprecedentë.

Nga ana tjetër, për kreun e shtetit kjo ftesë që i është bërë Lulzimit, konsiderohet normale pasi edhe opozita dhe përfaqësuesit e saj kanë vendin dhe rolin që u takon me të drejtë, aq më tepër kur flitet për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Sipas nenit 13 të ligjit themeltar të shtetit shqiptar, pika 5, “Anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë: kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Mbrojtjes, ministri i Rendit Publik, ministri i Pushtetit Lokal, ministri i Financave, ministri i Transportit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror”.

32 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok