Publikuar Ne: 13 Janar 2014
44 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Berisha takon Ambasadorin e Britanisë së Madhe: Rama ka dhunuar gjithçka

berisha-cannon-560x300Ish Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë zotin Nicholas Cannon, me të cilin diskutoi gjerësisht për zhvillimet në vend. Ish Kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Cannon gjithë konsideratën personale, pse, sipas tij Rama po dhunon gjithçka në këtë vend.

“Kështu, gjatë këtyre muajve, ai ka dhunuar me vendime të qeverisë, nenet e Kushtetutës që garantojnë pronën, banesën dhe simbolet; ka dhunuar ligjin për statusin e nëpunësit civil; ligjin e pushtetit vendor dhe atë të urbanistikës; ligjin e Policisë së Shtetit; ligjin e statistikave të vendit; atë të Komisionit të Prokurimeve Publike; ligjin e Agjensisë së Pastrimit të Parave; ligjin e Inspektoriatit të Ndërtimit; ligjin për bordin e mediave dhe audiovizionit (AMA), etj.

Sulmi kundër institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura të vendit, është axhenda kryesore e qeverisë. Kështu, për të fshehur pasuritë e tyre, qeveria Rama-Meta do me çdo kusht të shkarkojë kryetaren e ILDKP. Sot, në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtuese, ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit, madje të kërcënuar me telefon ose nga mesazherë nga vet Rama. Me shpejtësi po shkohet drejt rrënimit të shtetit ligjor, ndërkohë që korrupsioni po rritet në mënyrë galopante dhe trafiqet janë shumëfishuar”, u shpreh Berisha.   Në këtë takim, z. Berisha u shpreh se është i mendimit se Shqipëria ndihmohet duke insistuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e standarteve evropiane. Ai theksoi se ajo nuk ndihmohet nga ata të cilët, në një mënyrë ose në një tjetër bëhen dëshmitarë të rremë duke paraqitur zhvillimet në vend krejt ndryshe nga realiteti, dhe flasin për dialog, ndërkohë që në vend ka tritol.

45 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok