Publikuar Ne: 31 Janar 2014
66 shikime
AKTUALITET / KRONIKE | By albaniaplus

Bashkëpunëtori i Julian Sinanajt: Një vrasje, nga 10-150 mijë euro

euroI arrestuari N. Gj. ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke dhënë detaje të aktivitetit kriminal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. I penduari Gj., i cili rezulton të jetë furnizuesi i vrasësit Julian Sinanaj me armë dhe eksploziv, ka rrëfyer para prokurorëve si kryheshin vrasjet me pagesë. Sipas deponimeve të tij, çmimi për një vrasje varionte nga 10 – 50 mijë euro. Pritet të zbardhet lista e porositësve të vrasjeve.

Shtetasi me inicialet N.Gj. tha se ka pasur mosmarrëveshje me Sinanajn, i cili e ka kërcënuar dhe kjo ka qenë arsyeja e denoncimit të tij në policinë e qytetit bregdetar.

Pas kësaj strukturat e policsë kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Julian Sinanin dhe ditën e arrestimit të tij kanë mundur ta ndalojnë në flagrancë. Mësohet se atë ditë ai do vriste një biznesmen të njohur në fushën e karburanteve, i cili ushtron aktivitetin në qytetin bregdetar të Durrësit.

Pas ndalimit të tij nga policia, 31-vjeçari ka zbardhur të gjithë ngjarjet kriminale ku ai ka marrë pjesë, përfshirë këtu edhe ato që ka kryer në Greqi, si vrasje me pagesë dhe vendosje e bombës në gjykatën e Selanikut.

Vetë Sinanaj ka rrëfyer për atentatin që po përgatitet ndaj një biznesmeni të njohur të Durrësit në tregtinë e naftës. Ditën e arrestimit Sinanaj ishte në ndjekje të këtij biznesmeni dhe në çantë iu gjet fotografia e tij. Pagesa për këtë atentat ka pranuar vrasësi do të ishte rreth 150 mije euro. Sinanaj ka disa ditë që po rrëfehet në prokurori.

67 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok