Rama: Marrëveshje me Google për dixhitalizimin e sistemit arsimor

Share This
Tags

googlePërveç unifikimit, Kryeministri Edi Rama premtoi zgjerimin në hapësira dhe kapacitet për të njohur dhe integruar më shpejt atë që na sjell sot bota e dijes dhe e teknologjisë së re.

Për dixhitalizimin e sistemit arsimor, shefi i qeverisë shqiptar bëri të ditur sot nënshkrimin e marrëveshjes me Google.

“Ne jemi duke hedhur një hap strategjik shumë të rëndësishëm për të cilin jemi zotuar për të kaluar në një shhkollë tërësisht inovative dhe për të kapërcuar barrierat e varfërisë, gjeografisë, mungesës së infrastrukturës fizike të shkollave dhe për të garantuar çdo fëmijë pavarësisht se ku gjendet të ketë në tabletin e vet gjithçka që i duhet për të mësuar cilësisht. Dhe këtë, do ta shtrijmë në të gjithë hapësirën tonë kombëtare dhe ta bëjmë pjesë të këtij unifikimi historik”, tha Rama në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes në fushën e arsimit mes dy ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama deklaroi se “në ditët në vijim do të përfundojmë një marrëveshje me Google dhe do të jetë Googe që do të marrë përsipër shtrimin e të gjithë autostradës dixhitale të sistemit tonë arsimor”.

Ai shprehu bindjen se duke pasur një ndërtues kaq globalisht të famshëm dhe të sigurtë, ne do mund të ecim më shpejtë se e kemi parashikur në rrugën e një rilindje të madhe kombëtare për arsimin dhe për Gjuhën shqipe në të dy anët e kufirit.

“Sot bashkohemi në rrugën e madhe të gjeneratës tjetër duke bërë të mundur që gjenerata e tjetër të marrë dije në të gjitha burimet dhe të bashkuar të unifikohet i gjithë sistemi global dhe europian i dijes”, përfundoi Kryeministri Rama.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>