Qeveria do të ndajë 2.7 milionë dollarë për fondin e punësimit

Share This
Tags

Leket_shqiptareAutoritetet e Shërbimit Kombëtar të Punësimit kanë ngritur një sistem pikëzimi nga zero në 100 pikë. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli ka shpjeguar detajet e sistemit të pikëzimit.

Sipas tij ky sistem, vlerëson bizneset në bazë të inovacionit dhe planit të biznesit që ata sjellin, numrin e njerëzve që duhet të punësojnë…

“Kemi ngritur një sistem pikëzimi, pasi të gjithë bizneset janë futur në garë pra kanë mbushur kriteret minimale që përcakton ligji, sistemi i pikëzimit i vlerëson bizneset në bazë të inovacionit dhe planit të biznesit që ata kanë sjellë, numrit të njerëzve që duhet të punësojnë, qëndrueshmërisë së atyre punonjësve në tregun e punës, target grupin e përcaktuar që punësojnë të rinj, që punësojnë individë nga shtresa të cenuara si: gra të veja, romë, të papunë apo persona me aftësi të kufizuar do të vlerësohen nga 0 deri në 100 pikë”, u shpreh Kojdheli, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Nga të dhënat që disponojnë zyrat e punës, shumica e personave që kanë nevojë për një vend pune, i përkasin arsimit 9-vjeçar apo atij të mesëm, por një trend i kohëve të fundit është kërkesa për punë nga person që posedojnë një diplomë të arsimit të lartë.

“Shumica e aplikantëve në zyrat e punës në sistemin online janë njerëz të pakualifikuar ose të kualifikuar në nivelin e mesëm. Trendi në rritje është i personave të cilët kanë një rend akademik universitar”, – u shpreh drejtori SHKP-së.

Fondi i nxitjes së punësimit krahasuar me një vit më parë, sipas autoriteteve të qeverisë është trefishuar, duke shkuar në 2.7 milionë dollarë.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>