Berisha shpreh publikisht mllefin e grumbulluar ndër vite ndaj Lubonjës

Share This
Tags

berishaaaPas perdes” apo “pa maska”! (Ne vend te statusit)

Mbreme teleshikuesit qe ndoqen “prapa perden” apo “pa maska”, te emisionit Opinion te TV Klan, pane nje skene unike, ate te shperthimit te mllefit, urrejtjes se papermbajtur te nje analisti ndaj nje analisti tjeter, pjesemarres ne nje debat. Ky shperthim primitiv, qe te kujtonte skenat filmike te egersise se persekutoreve mizore te regjimeve diktatoriale ne qelite e burgjeve ndaj viktimave te tyre, nuk ishte qendrimi i nje te dehuri, as dhe i nje te semuri psiqik apo nje delinkuenti ordiner. Ky ishte shperthimi i tritolit ne shpirtin e nje publicisti, shkrimtari, analisti te pernatshem ne ekranet e TV, Fatos Lubonjes, i cili ne akces terbimi primitiv ndaj kundershtarit te tij (armik), vecse nuk po kafshonte telefonin me te cilin fliste, (mbasi nuk ishte ne studio).

Fatos Lubonja ka derdhur tonelata shpifje, trillime ordinere ndaj meje dhe kurre nuk kam reaguar, nuk kam marre mundimin te pergenjeshtroj sepse jam ndjere dhe ndjehem i nderuar nga qendrimet e tij dhe te ndonje tjeri qe me shpifjet, trillimet, sharjet e tyre bejne te kundermoje urrejtje mjedisin ku flasin dhe faktojne se çfare perfaqesojne. Ne fund te fundit ai dhe ndonje si i llojit te tij, nuk jane shares te paguar por vajatore te pushtetit te eterve te tyre. Ndaj dhe i ftoj te vazhdojne edhe me shume. Por shperthimi i tij i mbremshem ne TV deshmonte me mire se cdo gje tjeter para shqiptareve se pinjollet e bllokut, pavaresisht nga peripecite e jetes, jane skllever te psikologjise aterore te urrejtjes, percmimit, persekutimit dhe frikes.

Leon Tolstoi dikur, te tjere ne vazhdim por edhe Malcolm Gladwell se fundmi, faktojne se vitet me te para te femijerise percaktojne shpesh me shume se cdo gje tjeter, teresine e tipareve te personalitetit dhe formimit tone te ardhshem. Neobllokmenet u rriten ne bunkerin e bllokut. Ne mjedisin e tyre familjar sundonte ideologjia e mashtrimit, percmimi esktrem per njeriun e thjeshte, urrejtja e pakufishme ndaj armikut te klases dhe frika deri ne palce ndaj krye kreut te bllokut. Frika eshte faktuar nga studime gjeresisht te besueshme se eshte dhe ndjenja qendrore qe shnderrohet ne te gjitha ndjenjat e tjera.

Lubonja, nuk ishte mbreme publicisti i njohur, avokati me sens i urbanistikes se qytetit, apo analisti antindertim me disa shtepi te veta, nuk ishte opozitari i opozites blu as dhe veprimtari i dikurshem i te drejtave te njeriut i konvertuar mrekullisht ne kripto-avokatin e neobllokmenit Edi Rama, tritolit dhe shtetit te tij policor. Fatos Lubonja mbreme i shperfytyruar deri ne ekstrem ishte me shume se kurre vetja, uni i tij, ishte sozia e Kadriut, Feçorit, Ariantit, Jorgo Sulit, ishte hetuesi i tij, prokurori i tij, gardiani i tij, i ati i tij. Ai pra me egersine njerezore mund te ishte sejcili prej tyre.

Edivin Kristaq Rama ne nje emision me S.Ballen do te rrefente, me dashje apo pa dashje, nje tipar themelor te moralit te tij prej neobllokmeni. Rama, do pohonte ne kete emision se ai nuk ndjen mirenjohje ndaj te tjereve. Ky eshte tipar thelbesor i njeriut te rritur ne bunkerin, ne daren e frikes dhe urrejtjes. Me kete pohim Rama qarteson se pse ai nuk mund te kontrolloje urrejtjen e tij por udhehiqet vetem prej saj. Aty ku mungon mirenjohja, ky virtyt qe humanizon njeriun e qyteteruar, pra qe bene sapiensët, njerezor, aty sundon urrejtja shtazore e njeriut. Mosmirenjohja eshte dhe shtrati i nxehte i saj. sb

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>