“Gëzuar Vitin e Ri 2014!!!
Të dashur miq, pak orë na ndajnë nga çasti i ndërrimit të Viteve. Me këtë rast unë nga zemra dua t’ju uroj ju, të gjithë shqiptarëve dhe miqve të tyre kudo që festojnë sonte, një Vit të Ri më të mirë, me mbarësi, shëndet, plot gëzime dhe suksese!
Përpjekja jonë vitin që lamë pas nuk mund të themi se ishte një sukses, dhe kjo jo sepse u ndryshuan mazhorancat, por sepse ata që morën besimin, shndërruan premtimet e tyre të ëmbla në mashtrime tejet të hidhura. Ata po zhysin familjet shqiptare në varfëri, papunësi, bllokuan përsëri statusin e vendit kandidat dhe në tre muaj dëmtuan thellë marrëdhëniet tona me miqtë tanë më kryesorë, SHBA dhe vendet kryesore të BE. Pra ne nisim vitin e Ri jo ashtu siç e dëshirojmë. Por ne jemi njerëz të fortë. Ne kemi provuar se dimë të mbrojmë fort vlerat që kemi krijuar dhe parimet që besojmë. Ne dimë të kthejmë humbjet dhe vështirësitë në sfida për t’i fituar.
Ndaj dhe uroj që të bashkohemi ne të gjithë së bashku për të shndërruar Vitin 2014 në një vit të mirë, vit të mbarë, në vitin që meritojmë. Edhe një herë Gëzuar!! Sb”, shkruan Berisha.