Kjo vajze mbetet akoma mister pasi asnje nga shoqet e viktimes me te cilat ajo ndante shtepine ne Tirane nuk kane asnje informacion rreth saj.te tri shoqet e viktimes jane shoqeruar dje per tu mare ne pyetje nga grupi hetimor, por megjithate nuk eshte zbuluar asgje. Burime nga Policia thane se asnjera prej tri vajzave te pyetura nuk kishte dijeni per lidhjen apo dashruine e fshehte te shoqes per nje femer tjeter. Madje, ato kane pohuar para oficereve te Policise se Ida u kishte folur per nje lidhje qe kishte me nje djale, te cilin nuk e kishin takuar asnjehere. Vajzat kane deklaruar se shoqja e tyre ishte shume e qete, e dashur dhe qe nuk kishte lene asnjehere te dyshonin se ajo mund te kryente nje veper te tille.
Ne letren e fundit qe ka shkruar para se te vetevritej 20-vjecarja i drejtohej nje personi me emrin xhoi qe sipas Policise mendohet te jete femer. Ajo i kerkonte falje edhe familjes se saj per veprimin qe do te kryente duke theksuar se jeta e saj nuk do te kishte me kuptim.
“Me falni per kete qe bera nuk eshte faji juaj” shkruan ajo. Ndersa me poshte mes fjaleve ku edhe le te kuptohet shkaku i vetevrasjes ajo shkruan -” Te dua sahume Xhoi. tani po iki pergjithmone. E kuptova vone qe ti nuk je ashtu si une. E kuptova qe nuk mund te behesh si une. Dashurine per ty do ta marr perjetesisht me vete! Lamtumire!”