Personat para dhe tetraplegjikë do të tërheqin ndihmën sociale pa asnjë ndërprerje që nga 1 janari. Ministri i mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj deklaroi se qeveria mbajti premtimin dhe shpërndau pensionet në prag të festave për këtë grup shoqëror ndërkohë që premtoi se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më.
Veliaj akuzoi qeverinë e kaluar për vonesën e krijuar në shpërndarjen e fondeve për personat me aftësi të kufizuar.
Ndërkohë kreu i para dhe tetraplegjikëve për Vlorën Muhamet Hyseni deklaroi se personat para dhe tetra plegjikë nuk mund të jetojnë pa ndihmën e shtetit.
Në këtë takim Ministri i mirëqenies sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj shpërndau dhurata dhe ndihma nga ministria e linjës por dhe donacione të ndryshme dhe kompani operuese në Vlorë



