USA/Ekzekutohen 4 persona, shpëton mrekullisht shqiptari

17

Një shqiptar u ka shpëtuar për mrekulli të shtënave me armë zjarri në një kompleks lojërash në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një person i armatosur nisi të qëllonte duke lënë disa persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Mes viktimave dyshohet të jetë edhe autori i dyshuar. Mediat e huaja raportojnë për 4 të vdekur, por zyrtarisht nuk ka një shifër konkrete për numrin e personave që kanë humbur jetën.

Tmerrin me sy e ka parë edhe 19-vjeçari shqiptar Drini Gjoka, i cili është lënduar lehtë, pasi plumbi e ka prekur në gisht. Në Twitter ai ka përshkruar situatën e rëndë.

Dita më e keqe e jetës sime. Jam me fat. Plumbi më preku në gisht”, shkruan ai në rrjetet sociale.