Skënderbeu mund Kastriotin dhe kryeson Superioren

18

Skënderbeu fiton pa shumë vështirësi ndeshjen e dytë në kampionat përballë ekipit të Kastriotit me rezultatin 0-3. Golat për Skënderbeun u shënuan nga Demete dhe Bregu dy herë duke i dhënë tre pikët e plota korçarëve.

Kastrioti nuk arriti dot që të përballonte ekipin e Shehut duke u dorëzuar. Në përfundim të dy javëve Skënderbeu ka dy fitore dhe 6 pikë të plotë duke kryesuar kampionatin. Java e dytë do të mbyllet me kryendeshjen Flamurtari-Kukësi, që do të zhvillohet në Vlorë sot në orën 19:45.