Topi: Shumica e re të rihapë çështjen e 21 Janarit

45

TOPI-08_7Kryetari i FRD-së Bamir Topi i ftuar në studion e “A1 Report”, kërkon ringritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për ngjarjet e 21 janarit.

Në syrin e një demokrati, mendoni se veproni si Pollo kur bëri një qëndrim ndryshe nga ai i opozitës?

Ajo referencë që ju thatë tani është jashtë çdo lloj vëmendje nga ana jonë. Madje cilësohet si një nga referencat më negative të tranzicionit tonë. Edhe në pozicionin e një partie që nuk është në pushtet e kam kërkuar nga qeveria që të japë përgjegjësi për atë që bën. Në rast se kjo qeveri konstaton shkelje të natyrave nga më të ndryshme, duhet t’i bëjë kompatibël veprën që ka ndodhur me përgjegjësin e saj. Dhe është detyrë e saj ta çojë para institucioneve të drejtësisë. A ka krim më të shëmtuar se krimi i 21 janarit. I sugjeroj mazhorancës së re të rimarrë në Komision Hetimor Parlamentar çështjen e 21 janarit. I takon Parlamentit të gjykojë për atë Komision, pse u shty afati dy herë dhe pse nuk përfundoi me një raport.