Prokuroria e Korçës nis hetimet mbi blerjen e votave

52

studente-votuese-duke-marre-paraProkuroria e Korçës ka nisur hetimin ne lidhje me denoncimin e emisionit ‘Fiks Fare’ mbi blerjen e votave në Korçë. Sipas burimeve nga Prokuroria e Korçës, pritet sekuestrimi i materialeve dhe fakteve të publikuara gjatë emisionit ‘Fiks Fare’ për të hetuar ngjarjen dhe personat e përfshirë në të.

Emisioni ‘Fiks Fare’ ka transmetuar një video ku shikoheshin se, si studentë nga Korça të cilët jetojnë në Tiranë u paguhej rruga për të ardhur deri në Korçë për të shkuar dhe votuar kandidatin socialist Sotiraq Filo. Shuma e rrugës ishte në vlerën 2 mijë lekë të reja.

Në materialin e transmetuar studentët tregojnë se si telefonohen nga shtabi i Filos dhe pasi votojnë shkojnë në një prej shtëpive të qytetit ku tregojnë gishtin me bojë që kanë marrë pjesë në votime dhe marrin pagesën e premtuar.