Zv.drejtori i Policisë së Shtetit, reagon pas publikimit në media të lajmërimit të tij në rrjetin social facebook. Ai njofton për A1 Report se kishte harruar hapur profilin e tij në facebook dhe dikush tjetër ka abuzuar në emër të tij.
“Nuk e kam shkruar unë komentin për Ramën. Profili në Facebook është vërtet i imi, por komenti jo. Mund ta kem harruar hapur pa dashje faqen në Facebook”, ka deklaruar Breçani.
Thirrje për përmbysje të Edi Ramës nga Zv. Drejtori i Policisë së Tiranës, Brecani
Numri 2 i Policisë së Kryeqytetit, Erzen Brecani, ka tejkaluar çdo kompetencë ligjore, duke bërë thirrje, në rrjetin social Facebook, për një rrëzim të liderit socialist Rama, që tashmë ka fituar zgjedhjet.
Sipas Gazetës Dita, Zv. Drejtori i Policisë, ka postuar një lajmërim, ku i kërkon Sali Berishës që t’i prijë, për të larguar Hitlerin Edi Rama, që po gjunjëzon shqiptarët.
Më poshtë keni lajmërimin e plotë të zv. Drejtorit të Policisë së Kryeqytetit Erzen Brecani:
« Pershendetje liderit historik te shqipetareve Doktorr Sali Berishes e duam ndihmen tende se jemi mesuar me ty qe te na prish deri sa te largojm pinjollet e komunistave me ne krye edvin ramen ta largojm kete enver te dyte ne qe dikur studenta te 91 shembem diktaturen enveriste do gjejme forc dhe optimizem do te ngrihemi te tere se bashku me rinin qe te mos e leme kete hitler te gjunjezoj shqiptaret »,- ka deklaruar Brecani.