Tenton të grabisë furgonin, arrestohet

61

kurbinNjë person është prangosur nga policia në Kurbin pasi ka tentuar të grabisë një furgon.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit ku Altin Ruci i maskuar dhe me armë ka tentuar të grabisë një furgon që transportonte qumësht dhe drejtohej nga shtetasi Shkëlzen Murati.

Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e policisë e cila parandaloi grabitjen si dhe arrestoi edhe Rucin.

Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.