Bayern Munchen fiton Kupën e Gjermanisë

74

sport3U luajt mbrëmjen e sotme finalja e Kupës së Gjermanisë, ku Bayern Munchen triumfoi me rezultatin 3-2 me Shtutgartin. Bavarezët shënuan tre herë radhazi, ndërsa kundërshtari u kujtua në fund për të ngushtuar diferencën e golave, por pa mundur dot të barazojë.

Rezultati final 3-2 i jep të besuarve të trajnerit Jup Hejnkes trofeun, i cili është i treti për ta në këtë sezon pas Bundesligës dhe Champions League. Kësisoj, Bayern Munchen kompleton tripletën për edicionin 2012-2013, sukses që më parë është arritur nga Barcelona dhe Interi.