Ja universitetet që kryesojnë botën

54

Caltech001Renditja e fundit e Universiteteve botërore nxjerr Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë në vend të parë duke u pasuar nga Universiteti i Harvard-it dhe në vend të tretë renditet Universiteti i oxford-it.

 Edhe pse Universiteti i Oxford-it vazhdon të jetë i treti në listën botërore të klasifikimit të universiteteve, Britania e Madhe duket se po e humbet prestigjin e të qenit në dhjetëshen më të mirë.

Universiteti i Oxford-it, i Cambridge dhe Universiteti i Londrës e kanë rritur reputacionin e tyre, por disa nga universitetet e tjera të Britanisë së Madhe kanë zbritur poshtë në listën e sistemit arsimor botëror, çka rrezikon që Britania e Madhe të mos bëjë më pjesë e dhjetëshes më të mirë botërore.

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kryesojnë listën me Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë dhe Universitetin e Harvard-it, të cilët ndiqen nga Universiteti i Oxford-it në Britani, dhe dominojnë tregon me shtatë universitete në dhjetëshen më të mirë, si dhe 77 në 200-shen botërore.

Londra vazhdon të mbetet kryeqyteti i cili ka 40 universitetet më të mira botërore, ku katër prej tyre bëjnë pjesë në dhjetëshen kryesuese të listës, duke goditur kështu ekonominë japoneze dhe atë kineze.

“Renditja e re e universiteteve rrit shqetësimet për markën tonë të institucioneve. Analistët tanë kanë nxjerrë shenja të qarta të rritjes së diversifikimit të sistemit britanik duke sugjeruar se liberalizimi i tregut  po ndryshon me shpejtësi duke shkaktuar sakrifica të mëdha”, -shprehet Phil Baty, editor i rankimit botëror të universiteteve.

Për nga universitet më të mira evropiane cilësohet Instituti Federal i teknologjisë në Zyrih të Zvicrës.

Ja 10 universitet më të mira botërore:

1- California Institute of Technology

2- Harvard University

3- University of Oxford

4- Stanford University

5- Massachusetts Institute of Technology

6- Princeton University

7- University of Cambridge

8- University of California, Berkeley

9- University of Chicago

10- Imperial College London