Tahiri: I bindur se Rama do të vendosë pro popullit dhe vendit të vet

45

rama tahiriMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri, nëpërmjet një postimi në FB ka deklaruar se, vendi ka shpatulla të vogla për të mbajtur një barrë kaq të madhe dhe se opozita e Sali Berishës i ka shpatullat shumë më të vogla për t’u ringjallur nëpërmjet Asadit. Ministri Tahiri shprehu bindjen e tij se Kryeministri i vendit do të marrë vendimin e duhur, pasi kjo është qeveria që fitoi për popullin dhe e tillë do të ngelet.

Postimi i plotë

Vendi mund te kete shpatulla te vogla per te mbajtur nje barre kaq te madhe. Por opozita e Sali Berishes i ka shpatullat shume me te vogla per tu ringjallur nepermjet Asadit. Jemi shoqerisht te papergatitur per ti dhene vendit mundesine te mbaje pergjegjesi se bashku me partneret nderkombetare. Nderkohe Fatmir Mediu ben thirrje te mos perseritet Gerdeci!!! Nderkohe Sali Berisha, njeriu qe nuk dinte ku binte Gerdeci, madje qe nuk dinte as qe kishte nje baxhanak qe i vdiq ne Gerdec, dika me siguri qe Edi Rama ka marr vendim per te thene PO!!! Ky eshte nje moment kritik ne historine e nje vendi. Por nje moment qe na nxorri te gjitheve ca mesime ne koke. E per me teper, te gjitheve te papergatitur e shume larg pritshmerise per vendin qe duam e enderrojme. Jam absolutisht i bindur se Kryeministri Rama do marri vendimin e duhur, per popullin dhe vendin e vet. Jemi qeveria qe fitoi per popullin, dhe e tille do jemi deri ne fund. Pavaresisht se kemi dhe opoziten qe populli nuk perton ta marre me shkelma perseri, sic beri dhe dje.