Shoqëria Civile apel Kryeministrit të firmosë JO

58

protesta-armet kimikePërfaqësues të Shoqërisë Civile, i kanë bërë sërish apel Kryeministrit të vendit Edi Rama që të firmosë JO në lidhje me vendimin për armët kimike.

Blendi Kajsiu, deklaroi se Kreu i Qeverisë duhet të fimosë kundër sa më shpejt që të qetësohen edhe protestuesit. Kjo është pranvera e rilindjes së frymës popullore të protestës dhe demokracisë dhe nuk duhet kthyer në një dimër të ftohtë.

“Shumë e qartë që shqiptarët i thanë jo brenda e jashtë vendit, në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Prishtinë, Itali, në këto kushte shqiptarët njëzëri si kurrë më parë thanë jo i vetmi opsion që i mbetet Ramës është të firmosë JO. Sa më shpejt aq më shpejt do ristabilizohet Shqipëria, do të qetësohen edhe protestuesit që nuk i kontrollon askush, janë fryma e lirë e popullit, sa më shpejt, ne do e garantojmë pranverën e rilindjes së frymës popullore të protestës dhe demokracisë, që kjo të mos kthehet në dimër të ftohtë jo duhet thënë qartë dhe fort”- tha Kajsiu.