Jurgen Masati 24-vjeç, i cili kishte ndërhyrë në faqen e Top Channelit një vit më parë duke publikuar lajmin e rremë të vdekjes së Sali Berishës.
“Vdes Sali Berisha nga një atak në zemër,” ky ishte lajmi i publikuar në faqen e televizionit më të madh në vend.
Masati është lënë në burg pa afat dhe raportohet se, policia e ka arritur këtë sukses falë punës së saj njëvjeçare.