RD kërcënon Kryeministrin Rama me tërheqje zvarrë

48

 rdGazeta zyrtare e Partisë demokratike, ‘RD’ ka kërcënuar sot Kryeministrin e vendit Edi Rama, duke i kujtuar se mund të tërhiqet zvarrë si etërit e tij.

Kujdes Edvin, fundi i etërve të tu, ishte tërheqja zvarrë”,- shkruhet në shtypin e selisë blu. Siper vihet re nje titull me shkronja kapitale “Po vjen Azem Hajdari”. Kërcënimi vjen nën hijen aluduese të skenarit ‘Hajdari’.

Kërcënimi vjen pas bojkotit të djeshëm në Kuvend nga deputeti Sali Berisha i cili u ndoq edhe nga demokratët e tjerë. Berisha në dalje nga Kuvendi akuzoi Ramën si një sharës ordiner qe po sulmon popullin demokrat.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deklarimi i Kryetarit të selisë blu, Lulëzim Basha i cili ka deklaruar, se mund të dalin në protesta në çdo shesh dhe në çdo rrugë.