Në ceremoni e hapjes do të marrë pjesë presidenti rus, Vladimir Putin dhe personalitete të tjera.
Ndërkohë ende shumë pikëpyetje ka mbi masat e autoriteteve ruse për të parandaluar një sulm terrorist dhe domethënien e këtyre lojrave për Presidentin rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, u tha gazetarëve në Soçi se skena olimpike është gati për atletët më të mirë në botë të lojrave dimërore. Autoritetet ruse kanë shpenzuar më shumë se 50 miliardë dollarë për këto lojra, duke i bërë ato më të shtrenjtat në histori. Brian Jenkins, ekspert i sigurisë dhe i terrorizmit në Korporatën RAND, thotë se janë shpenzuar para për masa të pashembullta sigurie për të parandaluar sulme terroriste.
Kërcënimi kryesor vjen nga grupe separatiste dhe xhihadiste në Kaukazin Verior, veçanërisht nga Çeçenia dhe Dagestani, rreth 500 kilometra larg Soçit. Disa grupe janë zotuar t’i ndërpresin lojrat. Një prej këtyre grupeve mori përgjegjësinë për dy shpërthime vetvrasëse nga fundi i dhjetorit në Volgograd, ku gjetën vdekjen më shumë se 30 persona.
Por ekspertët anti terror thonë se masat e shumta të sigurisë e bëjnë Soçin një objektiv të vështirë për terroristët, dhe ne keto lojera luhet dhe për vet presitigjin e Presidenti Vladimir Putin .
Ata thonë se nëse Lojrat e Soçit shkojnë mirë dhe pa ndonjë incident, askush nuk do të jetë më i çliruar se sa Vladimir Putini, por nëse gjërat nuk shkojnë mirë, është ai personi që do të ngarkohet me faj.