Sot është dita e gjashtë e protestës së shqiptarit dhe tre punëtorëve italianë, të cilët kanë disa muaj pa marrë pagat. “Nuk mundem më të bëj asgjë që kur hipa këtu.
Ulem dhe mbështes gjunjët fort në gjoks, ndërsa me duar përqafoj veten gjatë natës që të fle pak gjumë, por këtu është e pamundur dhe të ëndërrosh”, shprehet 35-vjeçari shqiptar në një intervistë për “La Stampa”.
Z. Hamet, ku e gjetët kurajën që të ngjiteni atje lart?
Uria më ngjiti vetë këtu lart. Nuk kam para, nuk mund të paguaj asnjë faturë. Kam muaj që nuk marrë dot hipotekën e shtëpisë.
Sa kohë keni që nuk jeni paguar?
Që nga janari dhe deri në tetor. Fillimisht fitoja rreth 1,500 euro në muaj. Mendoja se ishte mjaft mirë për mua, por ja që tashmë s’kemi marrë asgjë dhe kemi humbur edhe dinjitetin.
I referoheni komiteteve të punës?
Po atyre. Ata kanë një kulturë që falimentojnë kompanitë. Ata s’të paguajnë dhe kështu të detyrojnë të marrësh masa ekstreme. 10 vjet për të fituar një punë të mirë dhe 10 vjet pritje për të mbledhur atë çfarë ke fituar me djerësën e ballit. Dhe pastaj vjen falimenti, pasi bankat nuk të lënë as të marrësh frymë.
Përse e thoni këtë?
Sepse kështu bënë në këtë rast me kompaninë tonë. Kompania jonë punonte për llogari të tyre dhe nuk i paguanin, por kur fituan çështjen ishte tepër vonë. Kemi ende një kredit prej 150 mijë eurosh me pronarin e pallatit. I njëjti njeri i cili na ofroi punë kur s’kishin para. Ne pranuam, paguam edhe këstet e taksave, por kur nisën që të mos na paguanin më, çdo gjë shkoi keq.
A mendoni për familjen tuaj?
Sigurisht, kam tre fëmijë në Shqipëri. Ndërsa këtu kam vetëm gruan. Kam folur shpesh në telefon me ta, por nuk dua që të vijnë këtu dhe të më shohin në këtë gjendje.
Por në kantier të kanë vizituar shumë njerëz…
Po, pjesa më madhe janë politikanë, vijnë dhe flasin por asgjë nuk bëjnë, kështu duhet të funksionojë?
Po ata që jetojnë tek pallatet përreth?
Është një çift që jeton kë këtë pallat dhe vjen çdo mbrëmje të na shohë, na sjell kafe. Një herë na solli edhe ushqim. Dua t’i falënderoj për solidaritetin. Ju e dini ç’është solidariteti?
Të paktën urinë e keni thyer disi….
Na janë lutur që t’i japim fund kësaj, ne nuk duam që t’i shqetësojmë.