Zyra e shtypit e presidencës bën të ditur se Kreu i Shtetit, Bujar Nishani do të zhvillojë nesër, ora 11.00 një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Drejtorin e SHISH-it Visho Ajazi Lika dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda, në presidencë.
Qëllimi i këtij takimi është informimi mbi goditjen e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën e Sirisë.