Shqipëria, 100 vjet më pas!

66

alfred peza1Nga Alfred Peza

Duke perifrazuar titullin e librit të famshëm të George Friedman “The next 100 years”, sot në përvjetorin e parë të shekullit të dytë të pavarësisë së Shqipërisë, mar guximin që të shkruaj se si e fantazoj unë Shqipërinë në 100 vitet e ardhëshme. Atëherë kur nipërit, mbesat, stërnipërit dhe pasaardhësit tanë të tjerë, do të festojnë me madhështinë që meriton 200 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Si sot e 99 vjet më pas, në 28 nëntorin e vitit të largët 2112.
Shqiperia u shkeput e fundit nga Perandoria Osmane pas 500 vjetesh pushtimi. Procesi i Rilindjes sone Kombetare kulmoi me shpalljen e pavaresise 101 vjet me pare. Dhe dje, me propozim te opozites, Parlamenti miratoi me unanimitet te plote rezoluten per integrimin e Shqiperise ne BE. Kryeministri Edi Rama pas fitores se zgjedhjeve me 23 qershor 2013 permes nje programi “Per Rilindjen Shqiptare”, ne mbledhjen e pare te qeverise se re, miratoi aktin e vendosjes se fotos se themeluesit te shtetit Ismail Bej Vlores, ne te gjitha zyrat e administrates.
Pas anetaresimit te plote ne NATO, Shqiperia pritet qe te marre pas dy javesh, edhe statusin e vendit kandidat per ne BE. Kosova u çlirua me 1999 nga pushtimi serb dhe 5 vjet me pas, fitoi pavaresine. Duke realizuar profecine e simbolit tone kombetar te shqiponjes me dy koka, duke krijuar dy shtete shqiptare ne Ballkan. Presidenti i SHBA Obama, uroi shqiptaret sot per feste, ndersa pak dite me pare, Kryeministri Rama u takua me Kryeministrin e Kines. Shekulli i XX konsiderohet si shekulli i SHBA. Shekulli qe po jetojme, thuhet se mund te jete i Kines, qe me ritmet e zhvillimit, mendohet te tjekaloje fuqine ekonomike te SHBA. Ndersa une mendoj se pas 100 vjetesh, tendenca mund te jete drejt nje bote multicentriste. Ne skenen e ekonomise globale ndryshe nga tani, do te ngrihen akoma edhe me shume Rusia, India, Meksika, Brazili, Argjentina, Turqia, Polonia. Azia, Lindja e Mesme por mbi te gjitha Afrika. Pa llogaritur ruajtjen e ritmeve te Gjermanise, Italise, Frances, Anglise dhe Japonise.
Ne 2020 pritet boom-i i pare i madh i Kines e Rusise. Ne 2030 SHBA me gjithe veshtiresite, do vazhdoje ta dominoje skenen, ecuria e metejshme e se ciles do te varet nga kriza ekonomike globale qe parashikohet ate periudhe. Ne 2040 Friedman skicon preludin e nje lufte te re te perboteshme per dominimin e shekullit XXI. Skenarin e se ciles mes SHBA dhe Kines ai e sheh ne 2050. Turqia parashikon te luaje rol kyç per shkak te pozites gjeografike e dominimit te detrave. Njerezimi sigurisht qe nuk do te zhduket. E nese vazhdojme ti besojme ketij skenari, 2060 do te jete dekada e arte e zhvillimit ekonomik per planetin tone deri ne 2070. Per te rikthyer krizen ekonomike ne 2080 dhe per te vijuar ne 2100 e tutje me te tjera skenare qe mendja e sotme njerezore, per shkak edhe te ritmeve te zhvillimit teknologjik e shoqeror, me fantazi sado te ndezur qe te jete, nuk arrin qe ti rroke dot.
Per Shqiperine po mundohem qe te skicoj nje skenar te ngjashem ne 100 vitet e ardheshme. Ne 2015 Kosoves i liberalizohen vizat me BE, ne 2018 pas vijimit te procesit te njohjeve pranohet ne OKB. Ne 2020 mer statusin e vendit kandidat per ne BE. Ne 2023 bashkohet me Shqiperine. Ne 2025 shqiptaret pranohen me te drejta te plota ne BE. Ne 2030 Shqiperia goditet nga nje krize ekonomike. Rimer veten ne 2035 dhe deri ne 2045 behet nje vend i zhvilluar, me te ardhura per fryme te popullsise me mbi 9000 dollare me indeksin e sotem, me demokraci te konsoliduar dhe nje nga tri shtetet me te zhvilluara ne rajon krahas Greqise e Serbise. Ne 2050, Shqiperia ne aleance me Turqine, luan rol ne luften mes SHBA dhe Kines per dominimin e botes. Ne 2060 realizohet endrra e Sami Frasherit tek “Shqiperia çka qene, çeshte e çdo te behet”, per tu bere pjese e rrjeteve kryesore rajonale dhe euro-aziatike te hekurudhave. Por edhe autostradave, gaz e naftesjellesave. Duke i shtuar kesaj edhe portet, aeroportet, rrjetet e transmetimeve satelitore dhe teknologjive te tjera te nderlidhjes virtuale e te tjera te panjohura sot. Boom-i ekonomik boteror 2060- 2070 do ta beje Shqiperine per here te pare ne histori, nje superfuqi ekonomike rajonale. Per shkak te ritmeve te rritjes se popullsise, Shqiperia e bashkuar do te kete 13- 15 milione banore dhe Kryeqyteti i saj Tirana do te jete bashkuar me Durresin dhe Kavajen me nje popullsi prej 6-7 milione banoresh. Porti i Durresit, per shkak edhe te tregetise me Beogradin e Shkupin, do te jete me i rendesishem se i Selanikut. Ne 2080 kufijte e Ballkanit dhe te Europes do jene shkrire dhe te gjithe popujt, shtetet e kombet e saj, perfshi Turqine e Rusine, do jene pjese e nje shteti te vetem e te perbashket. Duke realizuar ne kete menyre, endrren e vjeter disa shekullore te shkenctareve, stydiuesve, perandoreve, careve, mbreterve e strategeve te shquar te kontinentit te vjeter. Dhe themelues se Europes se sotme moderne. Ne 2100 shqiptaret do te kuptojne me ne fund se projekti i eterve tane themelues eshte realizuar. Ne 2112, ne oren 12.00 ne qytetin e Vlores, kur te ngrihet flamuri per 200 vjetorin e pavaresise, ne vendin ku Ismail Bej Vlora ngriti flamurin me 1912, do te kendohet Himni i Flamurit. Ne te do te jete shtuar edhe strofa qe eshte hequr e qe nuk kendohet sot:
“Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombet shuhen përmbi dhé,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!”