Ministria e Brendshme njofton se në vend të Sandër Ndojit në Durrës është emëruar Arbi Deliu, ndërsa në komisariatin e Shijakut në vend të Flamur Mukës është emëruar Ermal Lila.
Ndryshimet kanë përfshirë dhe sektorin e antidrogës në Durrës.
Sipas njoftimit të ministrisë së brendshme, shefi i analizës së krimit në Durrës, është emëruar Gjovalin Deda. Deri më tani, i vetmi komisariat që nuk ka pësuar ndryshime është ai i Krujës.