Shehi: Do ketë rrjedhje të tjera nga PD

52

dashiDashamir Shehi,  paralajmëron se nga e djathta mund të  ketë të tjera rrjedhje. Në një intervistë  për gazetën “Shekulli”, deputeti Shehi thekson se kjo histori është e persëritur dhe u hap me rastin Xhuveli.

Mendoj se mund të ketë largime. Sigurisht nga e djathta, sepse fatkeqësisht  rrjedhjet gjithmonë kanë qenë nga opozita drejt pushtetit. Pushteti ka gravitet  të madh. Lëvizin interesa, kështu që ka  ndodhur shpesh herë. Fatkeqësisht kjo  është një histori e filuar nga vetë e djathta, nga PD-ja dhe nga kjo mazhorancë që  sot është në opozitë. Duke filluar nga historia e Xhuvelit e duke kaluar tek zgjedhja  e Presidentit Topi, tek aleanca me z.Meta,  tek transferimet e deputetëve nga e majta drejt së djathtës. Kjo është një histori  fatkeqësisht e përsëritur shpesh gjatë këtyre 8 viteve, e kulmuar kjo me transferimin e deputetëve nga socialistë, në PD  brenda së njëjtës legjislaturë. Ky lloj sporti, i kapërcimit të gardhit, është kthyer në një sport kombëtar. Kështu që në këtë  aspekt, ky nuk është ndonjë fenomen që  ne se kemi parë ndonjëherë. Ka ndodhur  vazhdimi i këtij fenomeni të trishtueshëm  politik, i cili mbart një ngarkesë imoraliteti të lartë. Nuk paragjykoj kërkënd,  dëshirën për të ndryshuar, të drejtën e  njerëzve për të revizionuar bindjet e veta,  por më duket se këtu s’jemi brenda një  debati politik. Këtu jemi brenda konjukturave politike, interesave, grupeve dhe  personave të veçantë që i lënë politikës  këtë shijen e keqe të qytetarëve që politika është diçka që mbart shumë interesa dhe pak moral, kur në fakt duhet të  ishte e kundërta. Duhet të mbante shumë  moral dhe pak interesa”,- deklaroi Shehu.