Sequi takon Ramën, shqetësime për procesin zgjedhor dhe KQZ-në

19

Ambasadori-i-BE-ne-Tirane-Ettore-SequiAmbasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me liderin opozitar Edi Rama. Në fokus të bisedimeve, kanë qenë shkëmbimi i pkëpamjeve në lidhje me procesin zgjedhor dhe situatën në KQZ.

Bisedova me zotin Rama edhe për çështjen e KQZ-së mes të tjerash. Kam ndjekur deklaratat e ambasadorit Arvizu dhe shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it  Conny McCormack dhe pozicioni ynë është i njohur që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë vendimet, duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë. Meqë përmendët ambasadorin Arvizu, do të takohem edhe me të dhe BE-ja dhe SHBA-ja do të ndajnë së bashku opinionin  për procesin zgjedhor”,- deklaroi Sequi.