Reforma e Shengenit mbështetet edhe nga PE

75

DIGITAL CAMERAParlamenti Europian ka mbështetur reformat e Paketës Shengen. Skuadrat e inspektimit do të kryejnë kontrolle të papritura në kufijtë e brendshëm të Zonës Shengen në mënyrë që të parandalojnë vendosjen e paligjshme të kontrolleve. Të gjitha kontrollet, që do të vendosen në situata të jashtëzakonshme do të monitorohen në nivel Europian.

Reformat e Paketës Shengen përfshijnë  krijimin e një Mekanizmi të ri vlerësimi, për t’u përballur me situatat kritike si edhe amendimin e Kodit të Kufijve Shengen, për fiksimin e rregullave të përbashkëta, për të bërë të mundur rifutjen e përkohshme të kontrollit, në kufijtë e brendshëm në raste të jashtëzakonshme.

Për herë të parë, do të jetë e mundur për skuadrat e inspektimit, kryerja e kontrolleve të paparalajmëruara për të parandaluar çfarëdolloj tentative, për kontroll kufiri ilegal në kufijtë e brendshëm. Kur skuadrat të vizitojnë kufijtë e jashtëm, shtetet anëtare në fjalë, do të paralajmërohen 24 orë përpara. Skuadrat e inspektimit do të përfshijnë ekspertë nga Shtetet Anëtare, Komisioni dhe agjencitë dhe organizmat e BE-së.

Kodi Kufitar Shengen (SBC), lejon tashmë vendosjen e përkohshme të kontrolleve të brendshme kufitare,  në rrethana të jashtëzakonshme në rast kërcënimi serioz të politikave publike ose të sigurisë së brendshme. SBC e modifikuar, nënvizon se çdo rifutje e kontrolleve të kufirit të brendshëm, duhet të jetë një përjashtim dhe duhet të aplikohet vetëm si opsion i fundit, për një qëllim të kufizuar dhe për një periudhë të kufizuar kohore, në mënyrë strikte, e bazuar në kritere specifik, objektiv dhe në një vlerësim të nevojshmërisë së tij, i cili duhet të monitorohet në nivel Europian. 

Në rast të një kërcënimi serioz të politikave publike ose të sigurisë së brendshme, kontrolli mund të rivendoset për 30 ditë dhe të zgjatet deri më 6 muaj. Kur ngjarje të paparashikueshme kërkojnë veprim të menjëhershëm (p.sh: sulme terroriste) Shtetet Anëtare rivendosin kontrollin kufitar në mënyrë unilaterale, deri më 10 ditë. Çdo zgjatje duhet të jetë e monitoruar në nivel Europian.

Teksti thotë se Migrimi dhe kalimi i kufijve të jashtëm nga një numër i lartë i shtetasve të vendeve të treta, nuk mund të konsiderohet si një kërcënim i politikave publike apo ndaj sigurisë së brendshme. Reformat e Paketës Shengen, pritet të adoptohen formalisht nga Këshilli në vjeshtë.