Sekuestrohen 150 kg kanabis në Gjirokastër

47

kanabisPolicia e Gjirokastrës gjatë operacionit të koduar ”Rrebeshi”, ka sekuestruar 150 kg kanabis.

Operacioni u zhvillua rreth mesnatës në dalje të Lazaratit, në aksin rrugor Kordhocë-Dervician, i cili u drejtua nga Sektori kundër Lëndëve Narkotikenë i Drejtorisë së Policisë Gjirokastër.

Sipas policisë është identifikuar personi i cili ka transportuar lëndën narkotike, por ende po punohet pë kapjen e tij.

Lënda narkotike po transportohej me një makinë me targa false STD KM 526, e cila drejtohej nga një 24-vjeçar.