Sadija konfirmon ndarjen nga Shkëlzeni

55

sadije fbSadije Berisha ka konfirmuar më në fund zyrtarisht divorcin me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit në ikje. Edhe pse ata kanë vazhduar për muaj të tërë të heshtin për divorcin e tyre, madje edhe vazhdojnë ta bëjnë ende një gjë të tillë, por konfirmimin e kanë publikuar nëpërmjet Facebook-ut. Fillimisht ishte Shkëlzeni, rreth dy javë më parë, ai që e ndryshoi statusin e tij si i “martuar”, duke e lënë atë bosh. Këtë gjë e ka bërë tashmë edhe Sadija, duke konfirmuar kështu përfundimisht zërat për ndarjen nga djali i kryeministrit në largim. Shkëlzen Berisha ka nisur një lidhje me modelen Arminia Mevlani, ndërkohë që ndarja e tij nga Sadija u kthye në një lajm për faktin se ajo u tentua që ta mbahej e fshehtë me të gjitha mënyrat. Djali i Sali Berishës, pati një lidhje shumëvjeçare me Sadijen, rreth 16 vjeçe më e madhe, me të cilën janë edhe kushërinj.