Milito: Ëndërroj të rikthehem me Juven

56

militoSulmuesi argjentinas në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” e nis që nga dëmtimi i sezonit të kaluar.

“Mungesa ime fillimi i krizës? Një lojtar i vetëm nuk mund të shpëtojë të gjithë skuadrën. Jashtë fushe vuan më shumë. Nuk besoj se do të isha larguar dhe po mos të dëmtohesha. Rikthimi në fushë? Flas çdo ditë me doktorët, por nuk kemi caktuar një datë fikse. Nuk dua të rrezikoj shumë, por do më pëlqente të luaja kundër Juventusit. Icardi e Belfodil janë e ardhmja, por janë vetëm 20 vjeç dhe duhen të rriten”, deklaroi Milito