Fier, në pranga pensionistja, pastronte para

53

para pastrimArrestohet një grua e moshuar në Fier për pastrim parash. 62-vjeçarja nga Fieri, Teferi Hamzaraj, pensioniste, ka rezultuar milionere në prona dhe me disa depozita bankare, falë aktivitetit kriminal të djalit të saj Fatos Hamzaraj, tashmë i arrestuar në Londër.

Prokuroria e Fierit ka arritur të zbulojë aktivitetin kriminal të pastrimit të parave ndërmjet të arrestuarit në Londër dhe familjarëve të tij në Fier, nënës dhe vëllezërve.

Sic bën me dije organi i akuzës, dërgesat e tij të parave tërhiqeshin nga e ëma pensioniste, por që në mënyrë të pajustifikuar, rezulton pronare e një pike karburanti, lokali, palestre, apartamenti, që janë në përdorim nga djemtë e tjerë të saj, Pëllumb dhe Arsen Hamzaraj.

Vlera e investimit të tyre në kohën e ndërtimit, referuar aktit të ekspertimit është 23 635 314 lekë (njezet e tre milionë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë e treqind e katërmbëdhjetë lekë. Po ashtu, rezulton se Teferi Hamzaraj ka blerë një apartament në qytetin e Fierit në një shumë monetare prej 48.000 euro.

Teferi Hamzaraj kishte gjithshtu disa llogari bankare në tre banka të ndryshme nëpërmjet të cilave janë qarkulluar shuma në disa qindra mijëra euro të depozituara nga bashkëpunëtorët e djalit të saj.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria e Fierit ka kërkuar të gjykohen për “pastrimin e parave nga aktiviteti kriminal, 62 vjeçarja Teferi Hamzaraj dhe dy djemtë e saj, Arsen Hamzaraj, 37 vjeç dhe Tani (Pullumb) Hamzaraj, 33 vjeç.