Ndër viktimat ndodhej, djali i Presidentit të Tatarstanit si edhe përgjegjësi lokal i FSB-së, Shërbimi Sekret Rus. Avioni siguronte lidhjen midis Moskës dhe Kazanit.
Para se të ndodhte aksidenti, avioni tentoi disa herë të ulej përpara se të rrëzohej përfundimisht. Aeroporti është mbyllur përkohësisht.
Hetuesit po shqyrtojnë disa pista të mundshme : gabim pilotimi, problem teknik dhe kushte të këqija meteorologjike.
Rusia ka njohur shumë aksidente me avionë këto vitet e fundit, kryesisht të lidhur me vjetërsinë e aparaturave, disa prej të cilëve datojnë që prej epokës sovjetike.