Rrëfehet Nermin Kumanova, pionierja e parë shqiptare në politikën belge

155

Nëse do të flisnim për emancipimin e femrës shqiptare në politikën belge, atëherë kjo do të kishte veç një emër: Nermin Kumanova. 38 vjeçarja e lindur në qytetin Namur të Belgjikës, mban mbi supe vite pune më shumë sesa gjysma e jetës, çka do të thotë plot 20 vite punë e angazhime. Kumanova që mban si mbiemër emrin e një prej qyteteve më të njohur shqiptare të Maqedonisë, pohon se ka lindur më 27 shtator 1980. Duke rrëfyer për veten 38 vjeçarja thotë se është angazhuar në politikë para 20 viteve. “Angazhimet e mia filluan në shoqatën ” Amnesty International” dhe në sindikata për të drejtat e punëtorëve. Që nga mosha 16 vjeçare jam angazhuar për të drejtat e njeriut”. Duke detajuar rrëfimin, Kumanova tregon se është aktiviste në politikë që nga viti 2001, ndërsa në vitin 2003 ka qenë kandidate për senatore, dhe për eurodeputete në vitin 2009. Më tej 38 vjeçarja thotë se që nga viti 2006, është këshilltare komunale në kuvendin komunal në Namur. Momentalisht është kandidate në zgjedhjet komunalë që do mbahen më 14 tetor 2018. Në listën e Partisë Socialiste Kumanova pohon se mban numrin 9. Kumanova rrëfen se është e diplomuar në nivelin Master në Fakultetin e shkencave të punës në UCL. Nermin është diplomuar gjithashtu si asistente sociale dhe edukatore. “Kam kryer edhe Etnopsikiatrin dhe disa kurse në analizën transaksionalen e analizën sistemike”, pohon deputetja e Namurit. “Desha të tregoj se kam qenë e para shqiptare në atë kohë e angazhuar në politikë dhe disa gazetarë dhe shoqata më thonin: Nermini është pionierja!. Nermin Kumanova është një hap i madh për përparimin e imazhit të komunitetit shqiptqr në Belgjikë. Në intervistën e dhënë për albaniaplus ajo shprehet: “Falë angazhimit tim ka ndryshuar mentaliteti belg mbi imazhin e femrës shqiptare në emigracion. Ka qenë fillimi i viteve 2000 kur puna ime në zonën ku jetoj ndikoi edhe në perceptimin e imazhit të femrës shqiptare. Njëkohësisht guximi i Kumanovës për të marrë pjesë në politikën belge ka qenë shtysë që shqiptarët të kërkojnë mundësitë dhe të ndihen pjesë e plotë e politikës belge.
Para pak kohësh kryetari i një shoqate më tha: ” Nermin falë punës tënde shumë persona janë angazhuar në punë dhe aktivitete të ndryshme”.
Jam e lumtur tek shikoj entuziazmin dhe impenjimin e grave në të gjitha sferat publike. Gruaja meriton të jetë e pranishme dhe të japë kontributin e saj në përmirësimin e standardeve sociale dhe në bllokimin përfundimtar të hendekut të barazisë gjinore.
Gjithmonë e kam parë komunitetin shqiptar si një resursë e madhe ideshë dhe angazhimesh nv Belgjikë. Sot është dita jonë, sot është momenti i shqiptarëve.