Reforma territoriale, Basha: Pa konsensus nuk mund të ecim para

68

bashaDhënia e pëlqimit nga ana e mazhorancës për ngritjen e komisionit hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit shtendosi marrëdhëniet e tensionuara mazhorancë-opozitë, kjo e fundit ende nuk ka garanci që të mund ta shtyjnë ti bashkohet komisionit të posacëm për reformën administrative-territoriale. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa kaloi në sitë situatën politike dhe atë të sigurisë përgjatë një jave, shprehu qëndrimin e palëkundur të opozitës për të refuzuar këtë reformë deri në marrjen e konsensusit nga pala tjeter.

“Konsensusi është domosdoshmëri për këtë reformë, s’ka asnjë detyrim Kushtetues por detyrim politik, moral. Rivendosja është parimi nga nuk mund të iket. Bëhet fjalë për një reformë që do prekë thellë realitetin e qytetarëve shqiptarë, realitetin elektoral dhe decentralizimin. Ne nuk i ikim qëndrimit tonë. Kemi një mazhorancë që flet me gojën me arra, thotë njëmijë gjëra, por konsensusin se përmend. Konsensusi nuk është formulë e panjohur, nuk mund të zëvendësohet me asnjë pseudoformulë. Mazhoranca bën mirë që energjitë e saj ti fokusojë tek kërkesa e opozitës. Besimi mes palëve nuk është përmirësuar por është zgjeruar. U kapën në shkelje nga Kushtetutesja, në vend të reflektojnë vazhdojnë me pretendimet absurde për të dhunuar konsensusin e 30 majit.Nëse ka vend për të diskutuar për konsensusin, mazhoranca ka faktuar edhe njëherë se është e vendosur jo vetëm të mos ofrojë konsensus, por ta shkelmojë atë. Qëndrimi ynë është i qartë, vendimi i gjykatës kushtetuese të zbatohet. Vetëm zbatimi i saj mund të japin garancinë se kjo mazhorancë të paktën kur kapet në flagrancë në shkelje të Kushtetutës është në gjendje të reflektojë, e kundërta ëhstë një këmbanë e madhe alarmi” tha Basha.

Marrjen ok nga parlamenti të enjten që lamë pas për komisionin e hetimit, Basha e vlerësoi fitore të betejës parlamentare të opozitës dhe PD. Kreu i demokratëve denjon ta konsiderojë një favor të dhënë nga mazhoranca, por vetëm përmbushje të detyrimit ligjor nga ana e tyre.

“Ngritja e komisionit hetimor për policinë është fitore e një beteje parlamentare të opozitës dhe PD. Ne kemi denoncuar gjatë gjithë këtyre muajve paligjshmëritë, vendimet që bien ndesh me mirëqeverisjen dhe riprezantimin me strukturat e policisë së shtetit të personave me preçedent kriminalë. Opozita dhe PD nuk e nisën betejën as për koka turku dhe as për të bërë demoagogji. Kur mazhoranca që ka përgjegjësi për rendin dhe sigurinë u përgjigjet me demagogji, është roli i opozitës të vërë mekanizmat e duhur në punë për të kthyer ligjshmërinë në policinë e shtetit. Jam i bindur se komisioni do të bëjë pikërisht këtë gjë përmes një hetimi profesional. Në demokraci çdo nocion ka vendin e vet, nuk ka vend në miratimin sipas Kushtetuës, konsensusi duhet bërë, jo përfolur. Në rastin e komisionit hetimor opozita u ndesh pikërisht në konferencën e kryetarëve në refuzimin e mazhorancës. E çoi më tej në parlament në 13 orë diskutime të ashpra për një të drejtë kushtetuese. Përballë fakteve ,qëndrimeve tona dhe qëndrimeve të ndërkombëtarëve, mazhoranca u tërhoq. Presim që puna në komision të nisë menjëherë, situata vazhdon të jetë emergjente si në sigurinë rrugore ashtu dhe në ngjarjet kriminale. Shpresojmë që edhe anëtarët e mazhorancës do ti përvishen me seriozitet punës së madhe që na pret” u shpreh ai.