Rama deklaroi se, falë gjenialitetit politik të Bler, do të kapërcehen të gjithë pengesat duke punuar së bashku me të gjithë shqiptarët për të kthyer në realitet programin e Rilindjes.
“Falënderoj Bler për vullnetin e tij për të pasur një dorë të shtrirë solidariteti ndaj nesh. Falë eksperiencës së tij të jashtëzakonshme dhe gjenialitetit politik, ne do të kapërcejmë të gjitha pengesat duke punuar së bashku me të gjithë shqiptarët për ta kthyer programin tonë në një realitet të prekshëm. Kryeministri Bler është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht. Për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen për atë që bëri dhe të nënvizoj se sa e vërtetë mbetet doktrina e kryeministrit Bler lidhur me domosdoshmërinë për të vepruar në mbështetje të çdo populli që nuk mund të çlirohet dot i vetëm nga një diktaturë”, u shpreh kryeministri Rama.