Rama, studentëve: Dialogu nuk është një akt martese me zor, por komunikim

68

Studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në një protestë dhe prej 3 ditësh u kam kërkuar që të ulemi dhe të diskutojmë. Nuk është bërë e mundur deri në këtë moment. E para herë në historinë e protestave kur jo qeveria, por protestuesit thonë se nuk duam të flasim. Sidoqoftë unë jam këtu. Besoj se dialogu është i domosdoshëm dhe do të vijoj të komunikoj dhe të përpiqem të shpjegoj se pse dialogu është rruga. Theksoj se nuk kam kërkuar dhe qeveria nuk kërkon negociata, kërkon dialog.

Studentëve u them se ka një dallim të thjeshtë, negociohet mes palëve në konflikt, ne nuk kemi asnjë konflikt.Çka studentët kërkojnë mua, ne na gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve dhe kuptimin e domosdoshmërisë për të adresuar një problematikë që është komplekse. Por sigurisht kemi domosdoshmërinë të bisedojmë.

Plotëso kërkesat tona! Cilat? Kam 7 a 8 lista me kërkesa të ardhura nga rrugë të ndryshme të protestës, të afishuara në rrjete sociale, kemi angazhuar njerëz ti mbledhin kudo ku shfaqen. Protestat organizohen për tu dëgjuar, qeveritë dëgjojnë apo nuk i dëgjojnë.

Por kur qeveria thotë hajde të flasim nuk kam dëgjuar ndonjëherë në histori, jo nuk duam të flasim. Duam një Shqipëri ku komunikohet me britma dhe ulërima, ultimatume dhe kërcënime si politikanët, ku secili bërtet ose plotësoje ose bëhet nami.

Më vjen shumë keq të kujtoj se i vetmi rast kur unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme, me Lulzim Bashën që u fut në çadër dhe thoshte plotëso kërkesat ose do rrëzohesh bashkë me qeverinë. I thosha hajde të ulemi, jo. Nuk ka nevojë të të kujtoj si shkuan punët. Përsëri për vettingun në politikë. Në Shqipëri problemi ka qenë se nuk ka dëgjonte njeri.

Unë dhe kjo qeveri jemi angazhuar me platformën e bashkëqeverisjes për të dëgjuar të gjithë.

Dialogu nuk është një akt martese me zor, por komunikimi. Vazhdoni të protestoni, nuk ju them ndaloni protestën, por hajde të dialogojmë.

Ça është kryeministri dyqan?! Magazinë ku shkruhen kërkesa për të gjithë zahiretë?!

S’doni të dialogoni është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari.

Rama hedh dyshime se mes studentëve ka dhe të rinj të infiltuar nga PD , LSI, por studentët e hedhin poshtë dhe thërrasin: “Do dalim në rrugë me qindra e mijëra, po s’u hoq tarifa rrëzohet ministria”

“Nuk mendoj se jam më i miri, por mund ta bëj këtë punë shumë më mirë duke mbajtur veshët hapur. S’doni të dialogoni është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari.

Unë nuk jam Zoti që i shkruani kërkesat dhe kërkoni të plotësohen por që nuk pranojnë as ta takojnë e i thonë na gjej zgjidhje?

Gjetja e zgjidhjeve bëhet në rrugë të përbashkët, sepse qeveria nuk futet dot në universitet sepse nuk i bëj unë sic mendoni ju dhe sic mendoj unë”