Rama, skuadër për planifikimin urban

55

skuadra e ramesKryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka angazhuar një skuadër profesionistësh për planifikimin urban. Në një postim në Facebook, ai njofton se arkitektët e planifikuesit urban po zhvillojnë një vizitë studimore 2-ditore në Tiranë dhe jashtë saj. Nisur nga dita e nesërme, në hotel “Sheraton” do të zhvillohet konferenca “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” që do t’i kushtohet territorit dhe ekonomisë.

“Arkitektë e planifikues urbanë të shquar botërisht po zhvillojnë një vizitë studimore dy ditore në hapësira e godina publike në Tiranë e jashtë saj, përpara konferencës “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” që mbahet në hotel Sheraton nesër e pasnesër. Dita e parë do t’i kushtohet territorit dhe e dyta ekonomisë, ku do marrin pjesë ekonomistë, financierë, menaxherë të shquar me eksperiencë e njohje ndërkombëtare”, njofton Rama në rrjetet sociale.

Skuadra përbëhet nga 50 arkitektë dhe planifikues urban profesionistë nga e gjitha bota.