“Bizneset kane filluar te largohen nga Shqiperia masivisht, sepse banda te paautorizuara dhe jashte te gjitha afateve kohore, u trokasin dhe thyejne dyert, lemerisin gra dhe femije nga Saranda ne Kukes. Mazhoranca ka te gjitha instrumentet ligjore per te marre te gjitha vendimet, por jo per gjyq parlamentar. Ju jeni te kapur. Prapa luftes te cdo kompanie qendron perpjekja juaj per te vendosur monopolet tuaja.”- deklaroi Berisha. Sipas kryeministrit Berisha, aksionet e policise per lojerat e fatit kane shkelur Kushtetuten dhe te drejtat e njeriut.
“Cfare bete me lojerat e fatit. Turp! Ngritet 6000 police ne mbare vendin dhe u katandiset me nje vrasje. Kush u vra? Njeriu me i afert i ministrit te Brendshem. C’eshte kjo qe beni ju? Tani i therrisni, hajde t’ju heqim shiritin, por paguani ryshfet. Po dhunoni Kushtetuten, konventen evropiane te te drejtave te njeriut, themelet e nje vendi demokratik.”- u shpreh Berisha. Por, i menjehershem ka qene reagimi i ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri, i cili deklaroi se qeveria aktuale trashegoi nga qeverisja e kaluar nje kriminalitet te shumefishuar, ndersa shtoi se do te behet gjithcka per uljen e aksidenteve.
“Do te doja qe nga ish-kryeministri i vendit te shfaqej shqetesimi real per sigurine ne vend, paligjshmerine dhe barazine e qytetareve para ligjit. Persa i takon cdo aludimi lidhur me mua, apo cdo anetari te kabinetit jemi te hapur, pasi kjo eshte shenje e pergjegjshmerise tone. Jepini vetes shansin qe jeni bashke me ne ne luften ndaj krimit, e mos u beni pale me ata qe deri dje benin qejf e sot fshihen nga aksionet e policise”, tha Tahiri. Kryeministri Edi Rama hodhi akuza te renda ne drejtim te ish-kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit te Brendshem duke thene se ato kane pasur mbulim politik.“Si ka mundesi qe ne gjithe kete bahce bixhozi, me gjithe keto lule te mbjella mbi ruleta, mbushur fasadat e dyqaneve, qe hap pas hapi u kthyen ne salla bixhozi, nuk ka nje raport te vetem nga cilido qofte ne zinxhirin e krimit ekonomik ne policine e shtetit. Kjo mund te ndodhe vetem nese ky aktivitet ka mbulimin politik te kryeministrit dhe ministrit te brendshem. Askush tjeter nuk mund ta garantoje kete aktivitetet kriminal. Logjika me elementare te shtyn te ngresh kete pyetje dhe te japesh kete pergjigje” tha Rama.
Tahiri: “Bodigardi i djalit tënd plagosi kamarierin”
Taulant Balla: Kater kompani te lidhura me ish – ministrin e Transporteve, te lidhura me ish – kryeministrin, vazhdojne sot te vjelin fitimet. Keto koncensione duhen anuluar. (Sali Berisha kerkon fjalen) I
Ilir Meta: Per replike apo per procedure?
Sali Berisha: Per te dyja. Bashkim Fino: Sa tolerant je z. Kryetar.
Ilir Meta: Toleranca ime buron nga toleranca juaj z. Fino. Pa tolerancen tuaj, s’kam sesi te jem tolerant.
Sali Berisha: Si ka mundesi qe te perdoret kjo foltore dhe keto foltore per te rrahur gjoksin per ligje dhe investime nga qeveria paraardhese… e di si ai beni ju, si ai qe thoshte po shkoj tek Niazi dhe po bej eh, ai cante drute, dru s’caj thoshte, por po bej eh. E njejta gje po ndodh me ju… cfare bete ju me lojerat e fatit? Kush u arrestua? Cili nga keta shkoi per shkelje? Turp! Ngritet 6000 mije polic ne mbare vendin dhe u katandiset me nje vrasje. Dhe kush u vra? Njeriu me i afert i ministrit te Brendshem. Kush nga keta kriminele shkoi ne prokurori per lojerat e fatit? C’eshte kjo qe beni ju? Apo tani u thoni hajde t’ju heqim shiritat dhe te na jepni ryshfet. Po dhunoni Kushtetuten, te drejtat nderkombetare, themelet e nje vendi demokratik.
Ilir Meta: Z. Berisha ju e moret fjalen edhe per procedure edhe per replike. Ceshtjet qe ngritet ishin per interpelance.
Saimir Tahiri: Do kisha pretenduar qe nga nje Kryeminister qe nuk ka as 40 dite qe ka perfunduar 8 vjet ne mazhorance, ketu te pakten te kishte nje ndjese publike per katastrofen e kriminalitetit qe e ka lene vendin. Keni lene policine rrugore me te korruptuar qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Kriminaliteti eshte shumefishuar ne qeverisjen tuaj dhe kurre nuk keni denjuar te jepni pergjigje. As kur badigardi i djalit tuaj plagoste me arme ne dore kamarierin ne mes te Tiranes. Nuk jeni pergjigjur kurre si kryeminister.
Sali Berisha: Fol per ate qe u vra.
Saimir Tahiri: Do kisha preferuar kete qe te coheshit dhe te falenderonit 6 mije oficere te nderuar te policise se Shtetit, qe me nje aksion te papar i dhane fund paligjshmerise qe ngritet ju ne institucion, sepse une nuk besoj kurre qe nje kryeminister, paligjshmeria e lojerave te fatit i perplasej ne fytyre mu ne mes te Tiranes dhe nuk merrte asnje mase per te mbyllur nje biznes te paligjshem. Deputetet e opozites kerkojne fjalen. Ilir Meta: Ju lutem ju lutem. Ju bete akuza me te renda, nderkohe qe fjalen e kerkuat per procedure dhe vetem per procedure nuk degjuam ndonje mendim.
Flamur Noka: Iu vra miku.
Fideli: “S’kam lojëra fati”. Berisha: “Je kalorës i bixhozit”
Edi Rama: Si ka mundësi që në të gjithë këtë bahçe bixhozi, megjithë këto lule të mbjella mbi ruleta, mbushur fasadat e dyqaneve që hap pas hapi u kthyen në salla bixhozi, nuk ka një raport të vetëm të shkruar nga cilidoqoftë në zinxhirin e krimit ekonomik, në Policinë e Shtetit? Kjo mund të ndodhë vetëm në qoftë se ky aktivitet kriminal ka mbulimin politik të Kryeministrit dhe të Ministrit të Brendshëm. flamur noka: Po gënjen si derr. edi rama: Askush tjetër nuk mund ta garantojë dot një aktivitet të tillë kriminal.
Flamur Noka: Ti gënjen.
Edi Rama: Sigurisht, kush është i ngatërruar me ato “zorrë”, do të ketë edhe “dhimbjet e barkut” dhe fatkeqësisht, qendra e atij barku është këtu në Parlament. Por ne nuk mund t’ua lehtësojmë dot këto dhimbje dhe shpresojmë që mbas dhimbjeve, do t’ju vijë lehtësimi juve.
Flamur Noka: Lehtësoja vetes dhe ministrave.
Edi Rama: Gjithë akuzat që ju ngrini janë pjellë e asaj mendësie, të cilën e ka përcaktuar shumë bukur një filozof i madh, kur thotë: “kush të akuzon për një gjë që nuk e ke bërë, e bën sepse është në gjendje ta bëjë vet”.
Jozefina Topalli: Kush ishte ky filozofi?
Edi Rama: Të gjithë janë në rrugën drejt daljes zbuluar të konkurrencës së lirë, e cila është i vetmi instrument që vendos se kush është më i miri, kush është më i forti.”
Sali Berisha: Thotë kur nuk është marrë asnjë veprim kundër lojërave të fatit, ndërkohë që Policia Kriminale që ju shkritë për shkak të dosjeve që dispononte për ju, ka bërë 262 denoncime në prokurori dhe aksione. Pyeteni Fidelin, një nga kalorësit e lojërave të bixhozit. Cilin keni çuar në gjykatë, cilin keni çuar në prokurori nga ky aksion. Shkon dhe minon pallatin dhe çdo pallat që të jetë pa leje le të hiqet. Po kështjellën që ndërton me Koçon 30 m buzë ujit në ligatinë, kur do ia vësh minat? Kështjellës së Koços në Qeparo. Çfarë kujton ti se do t’i mbyllësh sytë e kësaj shoqërie. Jo, jo, kurrën e kurrës. Po pallatet e Sadri Abazit në Golem që keni urdhëruar të mos preken. Po pallatet e Gjushit? Ti je qesharak mor … (Edi Ramës). Po Pallatin e zonjës tuaj të fundit që e ke në kundërshtim me të gjitha kushtet ligjore, lejen për kushtet e pallateve. Kur do ia vësh minat ti? Ti mendon se mund ti mashtrosh shqiptarët, këto burra dhe gra po që s’kanë interes tjetër veçse për gjërat personale, por shqiptarët do të japin ty përgjigjen më të merituar.
Edi Rama: Besoj që kush e ndjek këtë seancë, kur dëgjon këto klithma dhimbje, teksa flitet për lojëra fati, dy rrugë ka: Kështu bërtet o një bixhozçi që ka humbur lekët, ose një kryeministër që ka fituar lekë nga kjo punë. ilir meta: Kalojmë tek pika tjetër e rendit të ditës.
Sadri Abazi: O Ilir, Ai na përmendi emrat neve!
Ilir Meta: z. Fidel, ju keni të drejtë sepse ju përmendi emrin, jo vetëm kaq, por jua përmendi edhe pa të drejtë. Tani unë i di raportet tuaja, ju keni një alkimi për njëri-tjetrin. Nëse doni të përgjigjeni, por unë mendoj se nuk ka nevojë.
Sali Berisha: Pallati i tij është pa leje në Golem.
Ilir Meta: I kujt?
Sali Berisha: I Sadri Abazit.
Ilir Meta: Nuk e besoj, nuk e besoj.
Fidel Ylli: z. Ish – kryetar i opozitës, doja të thosha dy fjalë. Kam thënë një shprehje dikur këtu në Parlament që më shani, më shani, por është mirë se edhe kur të shajnë nuk harrohesh, dhe është mirë kur je në gojë të ish – kryeministrit. Po deklaroj që s’kam hyrë ndonjëherë në salla bixhozi, e jo që nuk kam asnjë kompani lojërash fati, por unë e kuptoj sikletin që keni z. Berisha; se në 100 për qind të fitimit, kur në 20 për qind të kompanive të basteve paguajnë 5 milionë USD në muaj, imagjinoni sesa ka qenë evazioni fiskal këtu i atyre kompanive që ka mbështetur kjo qeveri.