Presidenti francez më tha se i pëlqyen atletet e mia, kështu që i dërgova një palë kur u ktheva në shtëpi.
Por për të i zgjodha me rripa blu dhe të kuq, për të kombinuar në mënyrë perfekte ngjyrat e flamurit francez,” thotë Rama.
Gazetari shkruan për Ramën se nuk është aspak një kryetar shteti i zakonshëm. Ai gjithashtu përmend faktin se Edi Rama ka luajtur basketboll deri në moshën 27-vjeçare duke qenë pjesë e Kombëtares. Ne nuk kemi luajtur shumë sepse ishim një vend i izoluar.
E lashë basketbollin sepse u përfshiva totalisht në lëvizjen kundër regjimit komunist dhe kur Shqipëria u hap unë dola të shoh botën. Kemi pasur më të mira vajzat e volejbollit”, thotë Rama.
Rama ka folur edhe për kohën kur ka qenë ministër Kulture.
“Kur u bëra ministër i Kulturës, duhet të shkoja në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe nuk përqendrohesha dot për gjërat që thoshin.
Ishin takime që zgjasnin me orë dhe unë gjatë gjithë kohës vizatoja mbi fletët e vendimeve.
Por ministri i Arsimit që ulej afër meje, më tregoi pas disa kohësh koleksionin e tij të artit.
Pashë mes tyre dhe një koleksion me punimet e mia.
U habita. Ishte e trishtë që i kishte marrë.
I thashë asistentes sime që ky tipi më ka vjedhë artin dhe ajo më tha: Mos u shqetëso, kemi me tonelata këtu.
Në mënyrë private, ajo i kishte ruajtur gjërat. I thashë që të vazhdonte t’i mblidhte”, vijon Rama.
Në fund të intervistës, Rama bën edhe një zbulim interesant.
Ai thotë se kur të tërhiqet nga politika, do të dizenjojë rroba:
“Gjithmonë kam thënë se do kem një jetë të tretë. E para ishte si artist, e dyta si politikan dhe e treta do jetë një miks.
Dua të dizenjoj këmisha, pantallona e çorape, gjëra të vogla. Jo si biznes, por pak a shumë për vete dhe njerëzit që njoh. Jo për prodhim masiv.