Rama pas raportit të trazicionit 2013: Të investojmë tek kapitali njerëzor

48

edi rama 2Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimi në kapitalin njerëzor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Duke folur në aktivitetin e BERZH-it të organizuar në Londër, kryeministri shqiptar theksoi se kapaciteti njerëzor është zgjidhja më e mirë  mbarëvajtjen ekonomike dhe bashkëpunimin europian

“Tashmë është moment që ne të merremi me diçka tjetër që kishim ëndërruar. Unë jam dakort me raportin pasi nënvizon gjërat në lidhje me prioritetet tona për të rritur kapitalin njerëzor. Shtetet nuk janë të pasura për atë që kanë por për atë që dinë të bëjnë. Fakti që ne jemi ende në pritje kjo lidhet edhe me njohuritë që ne kemi edhe të dhënat për kapacitetin prodhues të çdo vendi është i lidhur me njohuritë. Investimi në njohuri është shumë i rëndësishëm por është akoma më i vështirë për vendet që kanë shumë probleme. Dhe me sa duket duhet të përballemi me një dilemë kontraditore sepse kur investon në njohuri nuk rizgjidhesh.  Sepse kjo kërkon shumë kohë dhe në të njëjtën kohë kur nuk investon në njohuri mund të rizgjidhesh por duhet të parballesh me akoma më shumë probleme. Megjithatë zgjedhja për mua është shumë e qartë.Ne duhet të investojmë më tepër në kapitalin njerëzor.  Për ne është e nevojshme dhe duhet të gjejmë një mënyrë për të mbledhur veten dhe duhet ta kthejmë këtë paqe për diçka që duhet të shërbejë si bazë për mbarëvajtjen ekonomike dhe bashkëpunimin europian” tha Rama.

Rama kërkoi bashkëpunim mes të gjitha vendeve për të krijuar tregjet ndërkombëtare.

“Dy javë më parë unë vizitova Maqedoninë dhe çdo kryeministër që ka shkuar në Maqedoni ka premtuar të ndërtojë bashkëpunimin hekurudhor dhe kjo nuk ka ndodhur. Dhe kur shkova në Maqedoni edhe unë kisha një frazë në fjalimin tim për këtë por nuk e lexova pasi e di që paraardhësit e mi kishin qënë pjesë e këtij dështimi.  Po përse po  përmend këtu është? Sepse të gjithë ne kemi nevojë për pjesë të vogla hekurudhore, kemi nevojë për këto linja për të krijuar tregjet ndërkombëtare.   Ne jemi një vende të vogla dhe problemet nuk mund t`I zgjidhim vetëm me buxhetin tonë. Prandaj ne duhet të bashkohemi në mënyrë që të kemi edhe një bashkëpunim më të madh ekonomik. Ne duhet  të mendojmë më tepër për një brez të ardhshëm europian. Ne nuk duhet ta mendojmë që kjo do të ndodhë pasi ne të hyjmë në Europë pasi kjo do të ishte shumë vonë” u shpreh Rama.