Rama merr ‘bekimin’ e Dritëro Agollit

42

rama agolliKryetari i zgjedhur Edi Rama ka marrë ‘bekimin’ e patriarkut të socialistëve, Dritëro Agolli para betimit të tij në krye të kabinetit të ri qeveritar. Në një foto të postuar në rrjetin social Facebook me dixhiturën ‘FOTO OF THE DAY’, (foto e ditës), Rama shfaqet në një takim miqësor përkrah shkrimtarit të njohur.

82-vjeçari ka shprehur më parë mbështetjen për bashkimin PS-LSI. Gjatë një interviste për media para zgjedhjeve ai tha se beson tek aftësitë e Edi Ramës si Kryeministër, duke e cilësuar atë më të aftë si administrator, sesa si kryetar partie

Kuvendi i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, zhvillon të hënën mbledhjen e tij të parë, që shënon dhe hapjen zyrtare të punimeve të legjislaturës së VIII-të parlamentare, i cili do të zyrtarizojë kabinetin qeveritar “Rama” të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ku fitorja e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’ bëri të mundur rikthimin e socialistëve në pushtet pas 8 viteve opozitë.