Bulevardi i ri i Tiranës, pronarët, protestë për vlerën e shpronësimit

48

bulevardiSot do të nisë puna për një prej veprave më të mëdha të kryeqytetit, ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Firma që do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës është “Copri Construcsion Enterprise LLW”, e njëjta firmë që ndërtoi autostradën Tiranë-Elbasan dhe tunelin e Elbasanit. Zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës” ka një rëndësi vitale për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së kryeqytetit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies dhe të zhvillimit të vrullshëm ekonomik të Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë që dy ditë më parë, Qeveria miratoi vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga ky projekt. Ditën e djeshme ata kanë nisur protestat për vlerën e shpronësimit, e cila sipas tyre është qesharake. Kompensimi i pronarëve që preken nga ky projekt është 263 mijë lekë për metër katror. Por banorët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë deklaruar se do të vijojnë protestat edhe gjatë ditëve në vijim nëse nuk i jepet zgjidhje problemit të tyre, dhe të kompensohen me vlerën e tregut.