Rama: Do ta nxjerrim ekonominë nga kriza

44

edi rama yKryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me menaxhimin e ekonomisë nga qeveria paraardhëse. Ai ka thënë se ekonomia ka arritur në pikën e fundit. Këto deklarata Kryeministri i vendit i ka bërë në emisionin e “A1 REPORT”, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Sipas Ramës s’mund ta trajtosh ekonominë si të “njerkës”. “Vazhdojmë të jemi me gjetje të reja. Kemi trashëguar një borxh publik të përgjithshëm, por kemi dhe një borxh në formën e huave dhe borxheve ndaj kompanive dhe sistemeve të ndryshme, që është padyshim një shkëmb në mes të rrugës sonë. Një borxh që vazhdon rritet, në kuptimin e gjërave që dalin njëra pas tjetrës, për të cilën ne kemi vendosur të dialogojmë një kompani të besueshme auditimi, për të parë situatën ku ndodhemi. Ajo që dihet është një gjë, dhe ajo që nuk dihet ende është një gjë tjetër”, tha Rama.