PS: Po manipulohen votimet

64

518b9b9415b39Në një Konferencë për shtyp, Bledar Çuçi, Nënsekretar për Çështjet Zgjedhore, në Partinë Socialiste ka denoncuar dublimet flagrante në listat e zgjedhësve. Çuçi theksoi, se ato janë shumë problematike, duke paralajmëruar edhe njëherë dubluesit dhe të dubluarit në lista, se nuk do të kenë asnjë mundësi që të shkojnë dhe të votojnë më shumë se një herë.

Ekspertët tanë përfundimisht kanë nxjerrë një shifër prej 25 874 shtetas të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Problematika e dytë serioze që lidhet me listën e zgjedhësve ka të bëjë pikërisht me ata zgjedhës që ende figurojnë sot në listën e zgjedhësve pa një adresë një saktë zgjedhore. Ekstrakti i fundit të përbërësve zgjedhore është 352 337 zgjedhës”, – deklaroi Çuçi.

PS e ka të gjithë informacionin e detajuar të 25 874 zgjedhësve të dyshuar si të dubluar në lista se ku ndodhen, ku janë të regjistruar fiktivisht, kush e ka marrë dokumentin e identitetit, në çfarë qendre votimi janë të regjistruar dhe në çfarë familje i përkasin si të dubluar. Ne kemi informacionin e plotë dhe garantojmë që asnjë nga këto zgjedhës nuk do të kenë mundësi që në datën 23 qershor të votojë më shumë se një herë, për shkak të qënurit të tyre si të dubluar në listën e zgjedhësve”-, përfundoi fjalën e tij Çuçi./al.bl/