Tymosja e luleborës, tendenca e re vdekjeprurëse

135

LuleboreJanë të ngjyrosura, të bardha, rozë ose blu dhe aromatike. Shumë të rinj në Gjermani kanë vendosur të përjetojnë një lloj tjetër drogimi, duke provuar diçka të re, tymosjen e luleborës. Është kjo tendenca më e re e tyre e ashtuquajtur “vetëpërgatitje” ose “do-it-yourself”: ato janë të lira, mund të bëhen lehtë dhe efekti është i siguruar. Edhe pse pasojat mund të jenë shumë të rrezikshme, madje edhe vdekjeprurëse.

Alarmin mbi këtë droge të re të adoleshentëve e jep gazeta zvicerane Le Matin, e cila shpjegon është përhapur shumë si modë e re, sidomos në Bavari në Gjermani. Të rinjtë filluan disa kohë të mbledhin lule dhe gjethe lulebore, i thanë dhe pastaj i tymosën. Rezultati ka qenë i siguruar, ajo ka sjellë një eufori të fortë dhe halucinacione. “Në varësi të dozës – shpjegon Kurt Hostettman, Profesor Nderi i farmakologjisë në Universitetin e Lozanës në Gjenevë, Zvicër – efekti është i ngjashëm me atë që shkakton nga Tetrahydrocannabinol, një nga përbërësit aktivë të kanabisit.” Dhe ‘kjo është arsyeja e suksesit të luleborës e përdorur si një drogë, përveç lehtësisë me të cilën ajo mund të gjendet. Shumicën e kohës, në fakt, të rinjtë rrinë në afërsi të varrezave apo parqeve, ku Hydrangeas (luleborë) janë veçanërisht të njohura si bimë zbukuruese.

Pasojat e pirjes së duhanit nga kjo lloj lule, mund të jetë shumë serioze. “Tymosja e luleborës ka efekte anësore të dëmshme për shëndetin”, shpjegon Hostettmann, problemet mund të varjojnë nga ato më të thjeshtat deri në probleme gastrointestinale, të frymëmarrjes, deri në përshpejtimin e rrahjeve të zemrës. Sipas ekspertit,  “doza të larta të substancave në këtë bimë transformohen në hidrogjen cyanide, i njohur më mirë me emrin Zyklon B, të përdorura nga nazistët në dhomat e gazit të kampeve të përqendrimit, duke çuar në një vdekje të shpejtë nga asfiksimi. “

Me pak fjalë, Hydrangeas, e bukur si lule, përdoret edhe në fushata të ndryshme për të rritur vetëdijen dhe fondet për shkaqe sociale, humanitare dhe mjekësore, kurrë nuk duhet të ketë një përdorim tjetër, nëse nuk është se dekorativ. Prevalenca e pirjes së gjetheve të saj megjithatë është në rritje, pjesërisht për shkak të internetit, ku informacioni shkëmbehet nga të rinjtë. Gjithashtu janë krijuar edhe shumë faqe interneti nga ku mund të mësohet se si të tymoset Hydrangea, pothuajse e identifikuar si bimë medicinale, por nuk vërehen efektet negative anësore dhe rreziqet e konsumit të tyre, madje edhe fatale.