LSI tërheq amendamentin
LSI tërheq përkohësisht amendamentin për mbajtjen të pandryshuar të tatim fitimit për biznesin e fasonëve. LSI bie dakord që të mbajë pezull këtë amendament duke i dhënë kohë qeverisë brenda pranverës të hartojë një paketë integrale që do t’i vijë në ndihmë këtij biznesi.
“Problemi është kompleks. Qeveria tha garancinë për trajtim të paketës integrale të çështjes së biznesit fason që do të shqyrtohet edhe me grupet e interesit, lehtësira të karakterit infrastrukturor, dhe administrativ duke e bërë të mundshëm të jetë një biznes i shëndetshëm. “- tha kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili.
Kuvendi rrëzon amendamentin e parë të PD-së
Amendamenti “40 mijë lekë më shumë në muaj ose 500 mijë lekë në vit për mësuesit për të kompensuar humbjen edhe më të mëdha se kjo vlerë që do të vijnë si pasojë e inflacionit, rritjes së taksës së karburantit, rritjes së akcizës së pijeve alkoolike, duhanit, mallrave të tjera, taksës së banesës, etj. “- u propozua nga deputeti i PD-së, Myqerem Tafaj. Amendamenti i propozuar për nenin 4 “Për disa ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.