Prokuroria hap hetimet për dhunën policore të 21 Janarit

50

HOMAZHE-PER-21-JANARINProkuroria e Tiranës ka rinisur hetimet për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve nga Policia e Shtetit më 21 janar 2011.

Megjithëse nuk dihet se përse këto hetime po zhvillohen gati tre vjet me vonese, pavarësisht pretendimeve të herëpashershme, mësohet jo zyrtarisht se është caktuar një grup prokurorësh, që pasi kanë administruar kallëzimet e mbi 130 qytetarëve që ishin pjesëmarres në protestë, po pyeten intesivisht oficerë policie që ndodheshin në detyrë përgjatë kësaj demonstrate që u mbyll me katër të vrarë.

Pyetjes së Top Channel, se përse hetimet janë kaq te vonuara, burimet ju përgjigjën për shkak të fluksit të hetimit në këtë dosje. “Ne kemi dyshime, – shtuan disa prokurore te çështjes, – se dhuna është ushtruar nga oficerë pa uniformë në tejkalim të detyrës së efektivëve të policisë”.

Ne fakt pas demonstratës tragjike të 21 janarit, në atë kohë në Shqipëri këtë shqetësim e ngriti edhe Komiteti i Parandalimit të Torturës në Këshillin e Europës, pasi mori në pyetje një numër të madh të ndaluarish apo të shoqëruarish në të gjitha komisariatet e Tiranës. Në raport u tha në atë kohë se përveç dhunës në protestë, personat e ndaluar raportuan se ishin detyruar të kalonin përmes rreshtave të policisë në komisariate teksa rriheshin e më pas pështyheshin edhe kjo e fundit e konsideruar një mënyrë dhune me qëllim degradimin e qytetarëve.

Por ndërsa në atë kohë në raport u rekomandua ngritja e një grupi të posaçëm që të hetojë dhunën e pretenduar dhe mënyrën se si u shoqëruan, trajtuan e dërguan në gjykatë këta qytetarë, në atë kohë nuk pati asnjë reagim nga institucionet.

Nuk dihet ende nëse Prokuroria do të verifikojë edhe qëndrimin e përfaqësuesve të vet në gjykatë, në momentin që prokurorët por edhe gjyqtarët gjatë masave të sigurisë janë venë në dijeni nga të dëmtuarit se ishin keqtrajtuar nga policia./TCH