Berisha: Arrestimi im trillim enverist

47

berisha-pranga2Pas deklaratave të një eurodeputeti, i cili në lidhje me situatën në Shqipëri, deklaroi se koha është për të arrestuar ndonjë ministër apo ish Kryeministër dhe pas raportimeve në media të ndryshme, se po aludohej për arrestimin e ish Kryeministrit Berisha, i akuzuar publikisht nga opozita për shumë afera korrupsione, për vrasjet e 21 janarit dhe plagosjen e shumë qytetarëe të tjerë, vjen dhe reagimi i këtij të fundit.

Gazeta kosovare Express, ndër mediat që e pasqyroi këtë lajm,  i ka marrë një prononcim Berishës.

Berisha ka folur shkurt për Express duke thënë vetëm kaq: “Janë trillime të enveristëve të Edi Ramës”.